Ora News – Shqipëria merr mbështetje për investime të kompanive kineze

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë, kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar dhe ka inkurajuar binesin kinez që të investojë në vendin tonë. Kryeministri Rama u takua me homolugun, Li Keqiang, nga ku ka mori sigurinë se qeveria Kineze do mbështesë kompanitë të investojnë në Shqipëri.
Kryemisnitri Edi Rama ka vlerësuar investimet kineze në vendin tone, duke inkurajuar sipërmarrës të tjerë ti drejtohen Shqipërisë.
Duke marrë pjesë në samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që zhvillohet në Riga të Letonisë, kreu i qeverisë Rama në takim me homologun kinez Li Keqiang vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve tona, ndërsa falenderoi qeverinë kineze për inkurajimin që sipas tij i jep kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri.
Nga ana e tij kryeministri kinez, Li Keqiang, siguroi se mbështetja e qeverisë kineze ndaj kompanive që investojnë në Shqipëri do të vazhdojë edhe në fusha të tjera, si energjia dhe infrastruktura.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-merr-mbeshtetje-per-investime-te-kompanive-kineze/

Recommended