“Tu si que vales”, performanca interesante në natën e parë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tu si que vales ka nisur rrugëtimin artistik në Vizion Plus. Surprizues që në minutat e para me prezencën dhe shkëlqimin e këngëtares Çiljeta Xhilaga dhe aktorit Florian Agalliu dhe nën petkun e prezantueseve, u shua edhe misteri i çiftit që mediat kërkuan të zbulonin për ditë të tëra. Por të gjithë sytë ishin tek juria, pas çdo performance. Risia e këtij edicioni të dytë ishte Kastriot Çaushaj, rektori i universitetit të arteve. Nuk munguan që në puntatën e parë interpretime që kalonin pritshmëritë, e që duartrokitjet e publikut e shtynë jurinë në një vendimmarrje ndryshe. Më të mirët e meritojnë finalen, e ndërsa perfomanca të tilla prezantohen që në puntatën e parë atëherë bëhuni gati, pasi çdo të enjte tu si Que Vales premton edhe më shumë spektakël.