Report TV - Polovina zbardh misteret për Avni Rustemin, ja alibia për vrasjen

  • 8 years ago
Vrasja e Avni Rustemit me 20 prill 1924, pak javë para revolucionit të qershorit, ende mbart në vetvete shumë mistere. Në librin e tij ?Krisma në parlament?, studiuesi Ylli Polovina i kushton ngjarjes një analizë të veçantë, ky interpretimi sillen në dy boshte, Ahmet Zogu në Tiranë dhe njerëzit e Nikolla Pashiçit në Beograd. Studiuesi Polovina trajton sipas këtij këndvështrimi këtë ngjarje të bujshme të 1924...-s

I quajturi Revolucion Demokratik i Qershorit 1924, shpërtheu prej tre ?dinamiteve?, të vendosura ngjeshur: brenda 56 ditëve. Secila nga këto mina për destabilizim total, shthurje tërësore të rendit apo rënie në luftë civile, qe rreptësisht e përllogaritur nga një qendër e specializuar për veprime të tilla. Që të treja janë në rol të qartë antishqiptar., Polovina analizon së pari antentatin kundër Ahmet Zogut, i cili prej ekzekutorit, të riut lavdikërkues Beqir Valteri, u krye qëllimisht tek shkallët e parlamentit.

Zogu ato çaste qe një kryeministër legal i Shqipërisë, i zgjedhur dhe i votuar. Tre plumbat mbi të u shtinë para godinës më përfaqësuese të një shteti dhe kjo u bë për të përcjellë mesazhin e turpërimit njëherësh të dy simboleve të tij, qeverisë dhe parlamentit, nënvizon Polovina duke komentuar se nësë kjo do të ndodhte, shqipëria do te mbulohej kryq e tërthor me zjarr e hekur.

Sipas Ylli Polovinës Ahmet Zogu u është dashur shumë jugosllavëve dhe pas tyre vetë britanikëve. Ai u kishte premtuar anglezëve naftën shqiptare. Ndërkohë atentati ndaj kryeministrit u krye si një imitim i keq, vulgar, i aktit heroik të Avni Rustemit kundër Esat Pashë Toptanit në mes të Parisit, thotë me tej Polovina. Në librin e tij studimor Polovina i argumenton idetë e tij tij në dy dokumentet arkivore, ku mes tyre vecojmë një letër të mbyllur të Ministrisë së Jashtme Shqiptare dërguar tërë legatave të saj nëpër botë. Në 24 prill vijuan homazhet në Spitalin e Shtetit dhe presioni ndaj qeverisë e Ministrisë së Brendshme që të kapnin fajtorin. Gazeta ?Politika? doli me kryeartikullin ?Përse vritet e zhduket Avni Rustemi. Ndërkohë, edhe pse ende e pa shprehur publikisht nga ndonjë politikan i rëndësishëm i opozitës apo e shkruar në gazeta, flitej që u vra nga një farë mullixhiu, Jusuf Reçi.

Recommended