Report TV - Ja si dy vëllezërit shqiptarë i shpëtuan shpërthimit në Zaventem

  • 8 years ago
Dy ditë pas shpërthimit tronditës në Aeroportin e Zaventemit në Bruksel, mësojmë se si dy shqiptarë, vëllezër me njëri tjetrin i kanë shpëtuar mrekullisht masakrës.
Valon Avdia, punonjës në një bar-kafe brenda aeroportit rrëfen në një lidhje telefonike për Report Tv atë çka ndodhi më 22 mars.

Fatmirësisht vete Avdia nuk u gjend në aeroport në momentin e shpërthimit, pasi atë ditë ai e kishte pushim në punë.

Por pavarësisht se ai ndodhej në shtëpi, lajmi për sulmet terroriste e ka tronditur atë së tepërmi, pasi siç thotë ai, në momentin e shpërthimit në aeroportin e Zaventemit ndodhej i vëllai tij Liridoni.

?Me të dëgjuar në televizor për sulmin, mora vëllain në telefon. Ai ishte në zonën A të aeroportit, rreth 50 metra larg zonës publike ku ndodhi shpërthimi,? tha Avdia.

Por sërish fati ishte në anën e tij, pasi i vëllai ishte shëndoshë e mirë.

?Pas shpërthimit, ka dalë në vend të sigurt, ka kaluar kontrollet dhe ka nejt dy orë në pritje derisa policia dhe ushtria belge siguruan vendin dhe ka ardhur në shtëpi,? tregon ai.

Valon Avdia i prekur nga sulmet terroriste thotë se ndihet shumë keq për atë që ndodhi në aeroportin e Zaventemit, të cilin ai e konsideron si shtëpinë e tij të dytë, pasi prej 6 muajsh ai kalon më shumë kohë aty se sa në shtëpi.

Recommended