Duhen reforma për statusin - Vizion Plus - News - Lajme

  • 9 years ago
Shqipëria duhet te përmbushe 12 kriteret e përcaktuara ne progres raportin e komisionit evropian ne mënyre qe te përftoje statusin e vendit kandidat për vitin 2012. Ky ka qene mesazhi qe diplomatja gjermane Karola Holtkemper i ka dërguar klasës politike shqiptare pak përpara ndërrimit te viteve.
Sipas ambasadores përparësi për këto kushte ka miratimi i ligjeve me 3/5. "Progresi i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian varet nga vetë shqiptarët. Kriteret e hapit të mëtejshëm për të fituar statusin e vendit kandidat janë tashmë të formuluara mjaft qartë, transparente dhe të bëra publike në Progres Raportin e Komisionit Evropian. Nga 12 rekomandimet e përpiluara aty unë do të konsideroja si të shpejta për t'u përmbushur miratimin e ligjeve me 3/5-at, krijimin dhe ndërtimin e një bashkëpunimi konstruktiv mes partive politike. Pas këtyre vijnë ato rekomandime, që kanë të bëjnë me kushtet, që kërkojnë një farë kohe për t'u përmbushur, sikundër është ndërtimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit etj, është shprehur Karola Holtkemper". Ndërkohe duke folur për luftën kundër korrupsionit, ambasadorja gjermane i ka bere thirrje qeverise qe te luftoje kulturën e pandëshkueshmërise, veçanërisht ne nivelet e larta. "Është e rëndësishme që qeveria shqiptare të mund të ndjekë një linjë strategjike sistematike në të gjitha nivelet në luftën kundër korrupsionit dhe krijimit të kulturës së pandëshkueshmërisë. Vetëm atëherë do të mund të presim vënien para përgjegjësisë dhe dënimin e marrjen e masave kundër aferave korruptive, sidomos në nivelet e larta. Këtu dua të them se bilanci i viteve të fundit nuk është aq inkurajues. I takon drejtësisë shqiptare dhe shoqërisë civile të jetë aktive, duke përfshirë këtu dhe mediat vigjilente dhe të pavarura, që luajnë një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit, thotë Holtkemper". Ne një këndvështrim te përgjithshëm Holtkemper e përkufizoi 2011 si një vit me dinamike pozitive veçanërisht sa i përket klimës politike. Sipas diplomates ne gjysmën e dyte te vitit janë shënuar disa hapa konkrete ne përmirësimin e klimës politike, duke nënvizuar këtu progresin për reformën elektorale.

Albania must fulfill 12 criteria specified in European Commission progress report in order to obtain candidate status in 2012. This was the message that Carol German diplomat sent Holtkemper Albanian political class just before New Year.
Under these conditions ambassador has advantages for the adoption of laws with the 3 / 5. "The progress of Albania towards European integration depends on the Albanians. Step further criteria for the status of candidate country are already clearly formulated, transparent and made public in the European Commission Progress Report. Of the 12 recommendations designed it I would consider as quick to meet with 3/5-at passing laws, creating and building a constructive cooperation between political parties. After these come the recommendations, dealing with conditions that require some time to meet, as ...