Ora News - Lirohet nga burgu nipi i Enver Hoxhës, u dënua për trafik droge

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lirohet nga burgu para kohe, Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha pas dënimit me akuzën e trafikut të drogës.

Ermal Hoxha ka lënë qelitë në 13 shtator, ndërkohë që kishte për të vuajtur edhe një vit e 6 muaj nga dënimi i dhënë nga gjykata.

Vendimi për lirimin para kohe me kusht është firmosur nga gjyqtari Spiro Sota në gjykatën e shkallës së parë në Fier, pasi Ermal Hoxha mbahej në burgun e këtij qyteti.

Lirimi me kusht është bërë pasi Hoxha ka plotësuar afatet në bazë të nenit 59 për lirimin me kusht të dënuarit kur ka kryer 3/4 e dënimit si dhe në bazë të raportit të vlerësimit të të denuarit që ka qenë pozitiv dhe të gjitha palët kanë qenë për pranim kërkese.

Po ashtu janë marrë parasysh dhe faktet që është kryefamiljar me një fëmijë të mitur.

Lajmi u konfirmua edhe nga bashkëshortja e tij, Rezarta Shkurta, e cila e ka ndarë këtë moment me miqtë e saj në Instagram.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lirohet-nga-burgu-nipi-i-enver-hoxhes

Recommended