U dhunua nga policia, Alfred Lela tregon në Ora News:Ja pse i hoqa pantallonat përpara kryeministrit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Gazetari dhe analisti, Alfred Lela ishte një nga të dhunuarit e policisë në 17 maj, kur u shemb Teatri Kombëtar. Një ditë më parë përballë kryeministrit Rama, në shenjë revolte Lela hoqi pantallonat për t'i treguar kreut të qeverisë dhunën që policia kishte ushtruar.

Në studion e lajmeve në Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, gazetari Lela tha se veprimin e bëri edhe për ti treguar kryeministrit Rama që qeverisë i kanë rënë pantallonat.


Alfred Lela: Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmesh. Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë ti mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/article/u-dhunua-nga-policia-alfred-lela-tregon-ne-ora-news-ja-pse-i-hoqa-pantallonat-perpara-kryeministrit


Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Bi19K5YZNWE

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended